Njerku e varte më kokë poshtë/ Kamerierja shpëton djalin nga abuzimet

25/01/2021 21:21

Një kameriere në Orlandë të Shteteve të Bashkuara ka mbushur këto ditë titujt e gazetave për shkak të gjestit të saj të guximshëm, falë të cilit arriti të shpëtonte një djalë të vogël nga abuzimet ne shtëpi.

Flavaine Carvalho po punonte në restorant kur vuri re se djali 11 vjecar që ishte ulur atje bashkë me familjen e tij, kishte të nxira në fytyra dhe në krahë. Kur ata porositën, gruaja vuri re se burri i identifikuar si Timothy Wilson II, nuk e lejoi djalin që të merrte asgjë ndërsa ai dukej i frikësuar. Atëherë Flavaine shkroi në një letër: “ A ke nevojë për ndihmë”, dhe ia tregoi fshehurazi 11 vjecarit.

Ajo qëndroi në një pozicion ku burri nuk e shihte. Djali pohoi me kokë dhe kamerierja menjëherë njoftoi policinë, e cila mbërriti shumë shpejt në vendngjarje. Më vonë u mësua se burri në tavolinë në fakt ishte njerku i tij dhe jo babai biologjik. Wilson kishte kohë që e keqtrajtonte vogëlushin. Ai u arrestua për abuzim me një të mitur. Akuza rëndojnë dhe mbi nënën Kristen Swann për neglizhencës ndaj fëmijës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA