Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 854 testime dhe prej tyre 307 kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 658 pacientë, ndërsa numri i viktimave mbetet ende i lartë ku vetëm sot janë shënuar 14 viktima.

Numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur shifrën e  90 124 personave, ndërsa janë 76 045 dhe kanë ndërruar jetë 2 768 të tjerë. Numri i rasteve aktive në vend është 11 311.

Top Channel