Në një kohë kur demokratët janë të angazhuar për të arritur një dakordësi me aleatët historik për listat, Monika Kryemadhi bëri një hap para drejt zgjedhjeve te 25 prillit duke bërë publike programin politik të LSI.
“Prioritet i programit tonë është punësimi i mirë paguar, rimëkëmbja ekonomike dhe mirëarsimimi i brezit te ri”, tha Monika Kryemadhi.
E rreshtuar djathtas në këto zgjedhje, Lëvizja Socialiste për Integrim ka vendosur të ruajë para elektoratit profilin e saj si parti e qendrës së majtë. Rikthimi tek taksa e sheshtë 9 % i bashkon me demokratët.
“Dakordësi për taksën e sheshte 9%, por ne si LSI angazhohemi për përjashtimin nga cdo taksë për cdo familje ose person me te ardhura nën 35 mijë lek te reja në muaj”, tha kryetarja e LSI.
Por, ndryshe nga Partia Demokratike, LSI parashikon që taksës së sheshtë ti shtojë taksën e së ardhmes, përmes së cilës synon të reformojë arsimin.
“Që është 1 përqind për 200 biznese te mëdha. vetëm në këtë mënyrë mund ta çojme në 5 përqind buxhetin për arsimin”, shtoi Kryemadhi.
Zerim te taksave dhe tvsh-së për prodhimin vendas dhe ndihme te drejtpërdrejtë për fermerët është një tjetër prioritet i partisë së dytë më të madhe në opozitë. Mbështetja për familjet do te jete fokusi kryesor i saj .
“1 mijë dollar fond fillestar për bebet deri në maturim rreth 25 mijë dollar. program për rimbursimin 5 përqind të vlerës së çdo blerje, që kryhet nga entet publike, çdo qytetari do I kthehet mbrapsht 5 përqind ne çdo shpenzim që do bëjë”.
5 prioritetet e para të programit të saj politik Lëvizja Socialiste për Integrim zotohet ti përmbushë në 5 muajt e parë të qeverisjes nëse vjen ne pushtet.
Top Channel