Shteti i parë në BE, Gjermania do të përdorë kurën që shëroi Donald Trump

24/01/2021 16:29

Kur ish presidenti amerikan Donald Trump u sëmur nga Covid 19, një pjesë të meritës për shërimin e vet të shpejtë, ai ia faturoi një kokteji eksperimental anti-trupash, për të cilin u tha se bënte “mrekulli” kundër sëmundjes.

Tani Gjermania është bërë vendi i parë i BE-së që porositi të njëjtën gjë. “ qeveria ka blerë 200 mijë doza për për 400 milionë euro”, tha ministri gjerman i shëndetësisë, Jens Spahn për një gazetë lokale. Koktejet e antitrupave monoklonale, sic njihen ndryshe, mund të shmangin sipas Spahn çdo avansimit serioz të koronavirusit tek pacientët më të rrezikuar. Ministri citohet të ketë thënë se bëhet fjalë për një njëjtin mjekim si ati që mori Trump kur u sëmur në muajin tetor. “ Këto antitrupa funksionojnë si një vaksinim pasiv.

Administrimi i tyre në fazat e hershme të sëmundjes, mund të jetë një ndihmëse shumë e vyer në frenimin e përkeqësimit të personave të prekur”, ka thënë Spahn. Trumpi u kurua me trajtimin e prodhuar nga forma amerikane Regeneron, që përpara se ati të merrte zyrtarisht dritën jeshile të rregullatorëve në SHBA. Kompania amerikane Eli Lilly ka zhvilluar një terapi të ngjashme.Trajtimi i ri është një kombinim ose koktej i dy antitrupave të krijuar në laborator, që janë praktikisht proteine të cilat luftojnë infeksionit duke u lidhur me pjesën që koronavirusi përdor për të hyrë në qelizat njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA