 Rusia po blen ar sikur nuk ka ditë të nesërme, 142 miliardë dollarë në dy vite dhe Perëndimi nuk di si t’i përgjigjet kësaj lëvizje nga Moskës
																		
					
					
					
						Rusia po blen ar sikur nuk ka ditë të nesërme, 142 miliardë dollarë në dy vite dhe Perëndimi nuk di si t’i përgjigjet kësaj lëvizje nga Moskës						 
								
			Qindra persona janë arrestuar pasi policia u përpoq të ndalte një protestë në shkallë kombëtare në Rusi, në mbështetje të politikanit opozitar të burgosur, Alexei Navalni.
Bashkëshortja e tij, Julia, po ashtu tha se ishte ndaluar në një protestë në kryeqytetin Moskë, ku policia po përleshej me demonstruesit.
Mijëra njerëz kanë dalë në protesta edhe në Rusinë e largët lindore, ku arrestimet kanë qenë të shumta. Navalni, një nga kritikët më të zëshëm të presidentit Vladimir Putin, apeloi për protesta pas arrestimit të tij fundjavën e kaluar.
Ai u dërgua në burg më 17 janar pasi u kthye në Moskë nga Berlini, ku ai u kurua pas sulmit thuajse vdekjeprurës me agjentin nervor Novicok, në Rusi, gushtin e kaluar. Në kthimin e tij ai u arrestua menjëherë dhe u shpall fajtor për shkelje të lirisë me kusht. Ai tha se bëhej fjalë për një rast të orkestruar që kishte si qëllim t’i mbyllte gojën dhe i kërkoi mbështetësve të protestonin.
Top Channel