“Më mungon”, këngëtarja shqiptare zbulon bisedat me dy futbollistët e famshëm: Me zor pres të… (FOTO)

24/01/2021 20:59

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Shiko Kush Luan”, ku u bë pjesë e lojërave të ndryshme.

Një nga lojërat ku ajo u bë pjesë ishte që të tregonte bisedat e fundit me dy futbollistët e famshëm, Neymar dhe Mbappe.

“Është siklet. I kam shumë shokë të ngushtë”, tha fillimisht Beatrix, e cila mesa duket u vendos në siklet gjatë kësaj loje.

Por për 30 pikë, këngëtarja tregoi bisedën me Neymar:

Neymar: Më mungon

Beatrix: Më mungon gjithashtu dashuri. Me zor pres të të takoj

“Është mënyra se si flet me njerëzit e dashur”, tha këngëtarja kur i thanë se qenka bisedë me zemra.

Ndërsa bisedën e fundit me Mbappe e ka patur kur ka qenë kohë karantine dhe ajo i ka thënë “uroj të jesh mirë”.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA