Vajza e re në Përputhen është Antonela, e cila në klipin e saj prezantues tha se la Italinë për të gjetur dashurinë.
Ajo menjëherë shprehu preferencat e saj: “Më pëlqen Mevlani, që po bën si interesant tani, dhe Atdheu”.
Pse pikërisht Mevlani e pyet Ledjana?
“Sepse ka kamën e mbarë dhe thashë ta filloj me të. Mund të përfundoj edhe me të se është shumë i mirë”, u shpreh Antonela duke thënë më tej: “Preferenca tjetër është Atdheu sepse është binjakë si unë. Dua të them diçka më pëlqen djemtë pak më mëdhenj në moshë”.
Melisa: Atdheu është i ri
Antonela: S’ka gjë e rrit vet
Melisa: Po jo moj motër se jam vetë këtu e rri vetë
Antonela: Po ndoshta si pëlqejnë më kokëkuqet.
Ledjana: Ishalla je bjonde vetëm si pamje
Antonela: Jam brune nga truri dhe bjonde nga flokët
Top Channel