Rama përgënjeshtron Bashën për familjen në nevojë, kryefamiljari: Do ta hedh në gjyq, abuzoi me ne

24/01/2021 15:09

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale duke hedhur akuza ndaj kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ky i fundit shpërndan dezinformim.

Në këtë video shihet Familja Qosja në vitin 2018, ndërsa Basha e ka përdorur për qëllime politike ku tregohet jeta e tyre e vështirë mes varfërisë.

Por siç pohon edhe vetë kryefamiljari Agim Qosja, video është e vjetër dhe se do të ndjekë rrugën ligjore kundër Partisë Demokratike, për përdorjen e fëmijëve të tij për qëllime politike.

“PA KOMENT dhe me keqardhje për çka mund ta shihni e ta gjykoni vetë!

*kujdes nga helmi i dizinformimit” shkruan Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA