Brazil/ Aksidenti ajror i merr jetën katër futbollistëve dhe presidentit të klubit

24/01/2021 16:57

Brazil – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm pasi është rrëzuar avioni, i cili po dërgonte ekipin brazilian të Palmas për në Goiania.

Për pasojë, kanë ndërruar jetë katër futbollistët Lucas Praxedes, Guilherme Noe, Ranule dhe Marcus Molinari; presidenti i klubit Lucas Meira dhe piloti Wagner. Avioni u ngrit vetëm 500 metra dhe më pas u rrëzua, raporton CNN.

Ekipi do të udhëtonte për në Goiania, ku do të përballej me ekipin Vila Nova ditën e hënë. Departamenti i Zjarrfikësve mbërriti me urgjencë në vendin e ngjarjes, por aksidenti shkaktoi pasoja të rënda.

Në një deklaratë nga ekipi i futbollit, njoftohet lajmi i hidhur. “Ekipi i Palmas me anë të kësaj informon se rreth orës 8:15 të mëngjesit të kësaj të Dielë, 24 janar, ndodhi një aksident ajror që përfshiu edhe presidentin e klubit Lucas Meira, kur ai po udhëtonte për Goiania, për ndeshjen midis Vila Nova dhe Palmas të hënën, 25 për Kupën e Gjelbër”, thuhet në deklaratë.

Ekipi i futbollit Palmas u themelua në vitin 1997 dhe aktualisht garon në serinë D të Kampionatit Brazilian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA