Pavarësisht se të gjithë treguesit kryesore të ekonomisë e kanë mbyllur vitin në rënie si pasojë e goditjes që morën nga pandemia, qeveria duket tejet optimiste mbi ecurinë e ekonomisë.

Sipas Kuadrit Makro-ekoekonomik dhe Fiskal dokument i publikuar nga financat për periudhën afatmesme 2022-2024, qeveria ka ndryshuar vlerësimin për recesion në -4.4% për vitin që lamë pas, nga -6.1% që ishte parashikimi fillestar kur kriza e Covid- 19 kishte filluar të jepte efektet e saj.

Por, cilat janë arsyet që kanë çuar ekzekutivin të ndryshojnë qëndrimin e saj?

“Të dhënat e tremujorit të katërt ende nuk kanë dalë por deri më tani parashikohet një rënie ekonomike -4.4% një tkurrje të rritjes ekonomik. Në fillim kishim një parashikim më të lartë por që është zvogëluar kjo për shkak të zhvillimeve që ndodhën në tremujorin e tretë, por sidoqoftë do presim tremujorin e fundit për të dalë në një konkluzion final.”Anastas Angjeli, deputet PS.

Parashikimi i Financave për recesion të zbutur është ndjeshëm larg vlerësimeve që kanë bërë Banka e Shqipërisë në 6.1% si dhe institucionet financiare ndërkombëtare për ekonominë e vendit.

Skenari më pesimist është ai i BERZH që flet për një tkurrje të ekonomisë me -9% për 2020-ën, teksa konservatore janë edhe vlerësimet e Bankës Botërore e Fondit Monetar Ndërkombëtar që kanë parashikuar një recesion përkatësisht me -8.4% dhe -7.5%.

Megjithatë, pavarësisht krizës ekonomia pritet t’i rikthehet rimëkëmbjes këtë vit edhe pse me ritme të ngadalta, ku rindërtimi, investimet publike e rigjallërimi i konsumit shihen edhe si shtyllat kryesore ku do të mbështetet rritja ekonomike e parashikuar nga qeveria në masën 5.5%.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA