Pas mbledhjes së KQZ-së ku u vendos që të mos certifikohet lista e kandidatëve të LVV-së për zgjedhje, ka folur përfaqësuesi i kësaj partie në këtë institucion, Sami Kurteshi.
“Ne do t’i ndjekim të gjitha rrugët ligjore që janë në dispozicion sipas Kushtetutës”, tha fillimisht Kurteshi.
Ai ka thënë se KQZ e as KGJK nuk kanë kërkuar nga LVV të zëvendësojnë kandidatët që kanë pasur çfarëdo dënimi.
Kurteshi ka thënë se është absurde që disa kandidatë për shkak se kanë pasur dënime prej 60 eurove të mos certifikohen.
Përfaqësuesi i LVV-së thotë se është po ashtu absurde që disa kandidatëve u mohohet kandidimi edhe pse ata në ditën e zgjedhjeve e kalojnë kohën prej tri viteve që janë dënuar.
Kurteshi thotë se janë të bindur që LVV do të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe t’i fitojë ato zgjedhje.
“Ne jemi të bindur se shkallët e radhës gjyqësore PZAP dhe Gjykata Supreme do të vendos në favor tonin dhe nuk do të ndjekin absurditetin dhe paradoksin që krijon KQZ në krye me Valdete Dakën që ishte në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, tha ndër të tjera Sami Kurteshi.
Top Channel