Një ish-gjeneral, një indiane, dy latinë/ Kush do të jetë pjesë e kabinetit Biden

22/01/2021 13:33
Joe Biden

Në fjalën e tij pas marrjes së postit të presidentit, Joe Biden bëri thirrje për unitet dhe kapërcimin e ndasive në shoqërinë amerikane.

78-vjeçari i ka vënë vetes një plan ambicioz, që të ribashkojë të gjitha strukturat e shoqërisë së përçarë amerikane. E këtë duket e nisi që nga kabineti i vet qeveritar, i cili i përshtatet edhe përbërjes së shoqërisë. Ministria e jashtme i është besuar një diplomati me përvojë, Antony Blinken. Ministria e mbrojtjes një ish gjenerali me katër yje, Lloyd Austin, afro-amerikani i parë që do të vendoset në krye të Pentagonit nëse do të marrë dritën jeshile të senatit. Historia e Ministrisë së Financave në SHBA është më e gjatë se 230 vjet, por kjo ministri nuk është udhëhequr kurrë nga një grua. Me presidentin Biden do të ndryshojë edhe kjo traditë.

Ministre e Financave është emëruar Janet Yellen. Deb Haaland është personi i parë me gjene indiane që hyn në qeverinë amerikane. Deputetja 60-vjeçare vjen nga shteti jugor New Mexico dhe i përket fisit Pueblo të Laguna. Washington Post e përshkroi emërimin e saj si vendimin historik të Bidenit, i cili shënoi një pikë kthese në marrëdhëniet e qeverisë me popujt me gjene indiane. Siguria kombëtare do të jetë në dorë të Alejandro Mayorkas të lindur në Kubë, hera e parë që këtë ministri e drejton një person me origjinë latine. Një latinoamerikan, Xavier Becerra do të jetë gjithashtu në krye të ministrisë së shëndetësisë. Në fushatën e demokratëve, Pete Buttigieg, i cili deri atëherë ishte i panjohur, ishte rival i presientit të ri Joe Biden. Por tani 39-vjeçari do të drejtojë Ministrinë e Transportit, I pari homoseksual I deklaruar hapur që merr një post kaq të lartë në historinë e SHBA-së.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA