Megjithë paralajmërimet e përkeqësimit të kushteve atmosferike detare, mëngjesin e sotëm dy tragetet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur në orar.

Para mesditës pritet të mbërrijë dhe trageti i linjës së Ankonës.

Një ditë më parë Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi përfshirjen e bregdetit shqiptar nga moti i keq deri në mesnatën e 23 janarit.

Ky autoritet detar kërkoi nga të gjitha subjektet marrjen e masave për sigurimin e mjeteve lundruese në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve në anije.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA