Kripto-valuta më e madhe në botë, bitcoin, vazhdoi të zhytej dhe tregtohej me një çmim nën 30.000 dollarë, pas një rritje marramendëse të vlerës vitin e kaluar.

Monedha digjitale ra 17 për qind në 29,246 dollarë të enjten, duke zhdukur rreth 100 miliardë dollarë nga tregu, sipas Koindesk, raporton CNBC.

Me rënien e fundit, vlera e bitcoin u fundos me mbi 30 për qind krahasuar me nivelin rekord prej 41.940 dollarë të regjistruar në fillim të këtij muaji.

Analistët thonë se arsyet e rënies së fortë të djeshme nuk janë të qarta dhe se kjo vetëm konfirmon paqëndrueshmërinë e theksuar të kësaj valute digjitale, e cila është bërë një investim popullor në vitet e fundit, megjithëse zbatimi i saj aktual është ende i kufizuar.

Bitcoin regjistroi një rritje prej mbi 300 për qind në vitin 2020, duke e përfunduar vitin pikërisht në nivelin në të cilin është aktualisht.

Ethereum, monedha e dytë më e madhe digjitale pas bitcoin, ra edhe më shumë të enjten, me 22 për qind në 1,053.8 dollarë. Sipas KoinDesk, vlera e tij tani është 27 për qind më e ulët se niveli më i lartë i regjistruar në fillim të kësaj jave. Ethereum kërceu 471 për qind vitin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA