Nuk mori pjesë në inaugurim, Donald Trump la një letër për Biden

21/01/2021 11:27

Ish Presidenti Donald Trump respektoi traditën tre-dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë pasardhësit të tij, demokratit Joe Biden, një letër në Zyrën Ovale.

I pyetur nga gazetarët, Presidenti Joe Biden tha se letra ishte shumë bujare, por shtoi se nuk mund ta zbulonte  përmbajtjen e saj pa biseduar paraprakisht me ish-Presidentin Trump, i cili nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe me demokratët, nuk ka folur që para ditës së zgjedhjeve presidenciale. As në fjalën e shkurtër të lamtumirës në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, ai nuk e përmendi Bidenin me emër.

Në të shkuarën, presidentët kanë lënë letrat e tyre në tavolinën e Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku pasardhësit kanë gjetur urime të mira menjëherë pas fillimit të mandatit të tyre katër vjeçar. Traditën e nisi Ronald Reafan që i tha ish-nënpresidentit të tij dhe presidentit të ardhshëm George H.W. Bush: “George, unë çmoj shumë kujtimet që ndajmë dhe ju uroj gjitha të mirat. Ju do të jeni në lutjet e mia.

“Presidenti Trump u largua nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes pas një ceremonie lamtumire ushtarake në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, duke hipur në avionin presidencial Air Force One për herë të fundit për një fluturim drejt rezidencës së tij përballë oqeanit Atlantik në Florida.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA