Merr fund qetësia në Bagdad/ Dhjetëra të vrarë nga sulmet kamikazë

21/01/2021 16:23

Qetësia që mbizotëronte prej disa kohësh në Bagdad u shemb sot nga dy sulme vetëvrasëse në një treg të kryeqytetit irakian. Zyrtarët vendas flasin për rreth 30 të vrarë e mbi 73 të plagosur, teksa hija e terrorit u rikthye sërish.

Tregu në sheshin Tajaran ka qenë i mbushur me njerëz, pas pothuajse një viti kufizimesh të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ministria e Brendshme e Irakut tha se sulmuesi i parë vetëvrasës u hoq sikur ishte I sëmurë, dhe në momentin që njerëzit janë mbledhur ta ndihmonin, ai ka shpërthyer eksplozivët. Kur sërish një turmë u mblodh për ti ardhur në ndihmë të lënduarve, atëherë ka hedhur vetën në erë dhe kamikazë i dytë.

Këto janë sulmet më të përgjakshmet në Bagdad që prej janarit të vitit 2018, kur një atentator vetëvrasës vrau mbi 30 vetë, gjithashtu në sheshin Tajaran. Sulmet vetëvrasëse ishin të shpeshta në kryeqendrën e Iralit gjatë konfliktit sektar që pasoi pushtimin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, në vitin 2003. Më vonë, kur grupi militant Shteti Islamik ka fituar kontrollin mbi pjesë të mëdha të vendit, militantët e tij gjithashtu e vunë në shënjestër kryeqytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA