Harrojeni Melania Trumpin e trishtuar dhe me vështrimin e akullt. Kur mbërriti katër vjet më parë në Shtëpinë e Bardhë, dukej sikur ishte “harruar” nga bashkëshorti teksa ngjiste shkallët për të përshëndetur Obamën.
Tani, atë vend, Melania e la duke buzëqeshur. E veshur kokë e këmbë me te zeza, ish Zonja e Parë u largua nga skena me një veshje që mund t`i ngjasonte vërtet asaj të një funerali, por ishte tejet e kushtueshme. Kombinimi shik, i stilit francez, bëri që të gjithë të kthenin kokat: zonja Trump mbante Chanel, Christian Loubutin dhe Hermes.
E gjithë veshja, kostumi, canta dhe aksesorët llogariten së bashku në 100 mijë dollarë. Silueta perfekte e Melanias ia shtoi edhe më shumë hijeshinë kombinimit ndërsa largimin e saj, e bëri vërtet dinjitoz.
Top Channel