Mbi 1 milionë persona marrin dozën e parë të vaksinës në Turqi

21/01/2021 16:39

Më shumë se një milion persona në Turqi kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Turqia po zbaton fushatën e dhënies së dozës së parë të vaksinës CoronaVac, të prodhuar nga kompania kineze SinoVac. Ekspertët thonë se është shumë i rëndësishëm roli i spitaleve të qytetit, të hapura në 81 provincat e vendit, të cilat kanë kapacitet të shërbejnë dhjetëra mijëra pacientë në ditë.

Infrastruktura e zinxhirit të ftohtë të Turqisë, e nevojshme për të ruajtur vaksinat, gjithashtu luajti një rol vendimtar në vaksinimin e shpejtë dhe efikas.

Duke folur për Anadolu Agency, Mustafa Ilhan, një shkencëtar i lartë mjekësor në Universitetin Gazi në kryeqytetin Ankara, theksoi se Turqia ka qenë historikisht e suksesshme në kryerjen e vaksinimeve masive për të çrrënjosur sëmundje të tilla si poliomieliti, tetanozi, hepatiti dhe lia e dhenve.

“Kjo praktikë, e kombinuar me infrastrukturën shëndetësore, e ka ngritur Turqinë midis 10 vendeve kryesore të administrimit të vaksinave“, theksoi Ilhan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA