Presidenti serb Aleksandar Vuçic ishte ndër liderët e parë ballkanikë që e uruan presidenti e ri amerikan, Joe Biden për marrjen e postit.

Vuçiç madje nxitoi ta ftonte për një vizitë në Serbi. Kreu I shtetit serb kujtoi se, këtë vit shënohet 140 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.”Deri më tani janë shënuar përvjetorë të rëndësishëm nga historia e përbashkët, duke kujtuar shembuj të aleancës mes dy vendeve në anën e së vërtetës dhe drejtësisë”, tha ai.

Këta shembuj, sipas Vucic, “ka qenë një nxitje për Serbinë, që të përpiqet t’i kthejë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara në nivelin e një partneriteti të vërtetë, pavarësisht gjurmëve të mbetura nga kohërat e keqkuptimit dhe mosmarrëveshjeve”. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic gjithashtu i përcolli presidentit dëshirën për ta përmbushur me sukses detyrën e tij.“Dua t’ju siguroj se Malin e Zi do ta keni një mik të sinqertë, partner të besueshëm dhe një aleat të përgjegjshëm, në përballje me sfidat komplekse globale dhe çështjet e hapura në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në urimin e Gjukanovic.

Anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnjë dhe Herzegovinës, Shefik Xhaferovic, tha se inaugurimi i Bidenit ngjall shpresën “jo vetëm te kombi i madh amerikan, por te të gjithë njerëzit me qëllime të mira në të gjithë botën”. Ndërsa presidenti kroat, Zoran Millanovic, sipas REL, tha pas inaugurimit të Bidenit se i vjen mirë që “besimi për një dritë në fund të tunelit serish triumfon atje”. Biden si senator ka qenë aktiv në Ballkanin Perëndimor dhe e ka vizituar disa herë rajonin. Ndalesa e tij e fundit ishte gushtin e 2016-tës kur qëndroi në Kosovë e Serbi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA