Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pas kërcënimit të kryetares së KQZ-së, Valdete Data, pasi Këshilli Gjyqësor  rekomandoi largimin e 47 emrave të partive politike nga listat e kandidateve për deputet.

Ai e ka quajtur të padrejtë e të palejueshme këtë veprim duke mos u dhënë të drejtë.

“Të fajësohet Kryetarja e KQZ-së deri në kërcënim, se po e zbaton aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese është e padrejtë dhe e palejueshme.  Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për rastin Etem Arifi, në esencë është i çuditshëm, sepse më shumë përngjan në shkrim të ri të normave kushtetuese, sesa në interpretim të normave ekzistuese, që do duhej të jetë fushëveprim i Gjykatës. Fundja vet aktgjykimi është derivat i lëndës së inicuar nga LVV.  As neve si LDK, s’na ka pëlqyer. Jo pse kufizon të drejtën e atyre që janë të dënuar për vepra penale të konkurrojnë për mandat ligjëvënësi, sepse nuk shkon edhe ligjvënës edhe shkelës i ligjit, por për faktin se Gjykata e rrëzoi Parlamentin!? Pak si shumë në një demokraci Parlamentare. Prandaj mos e atakoni zonjën Daka, sepse nuk keni të drejtë”, tha Isa Mustafa.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA