Bosnje e Hercegovina planifikon të porosisë vaksina kundër koronavirusit nga Kina dhe Rusia, nga frika se dërgesat e porositura përmes skemës COVAX dhe Bashkimit Evropian do të arrijnë vonë.

COVAX është program i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, i cili synon shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit edhe në vende më të varfra.

Imunizimi në Ballkanin Perëndimor ka nisur në Serbi – vendin që i ka porositur direkt vaksinat Pfizer/BioNTech nga Evropa/SHBA-ja, Sputnik V nga Rusia dhe Sinopharm nga Kina.

Por, Bosnja e Hercegovima, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi nuk kanë marrë ende asnjë vaksinë. Shqipëria ka marrë disa.

Bosnja ka porositur 1.2 milion vaksina përmes skemës COVAX dhe gati 900,000 vaksina nga BE-ja për dy rajonet e saj autonome, Federatën Boshnjako-Kroate dhe Republikën Sërpska, dhe pret që grupi i parë të mbërrijë së shpejti, tha kryeministri Zoran Tegeltija.

Skema COVAX pritet të fillojë shpërndarjen e vaksinave në vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme në muajin shkurt.

Por, kjo skemë ka luftuar për sigurimin e dozave të mjaftueshme për shkak të mungesës së fondeve, ndërsa vendet e pasura kanë rezervuar vëllime të mëdha vaksinash për veten e tyre.

Qeveria qendrore e Bosnjës, të cilën e kryeson Tegeltija, nuk e ka autoritetin të porosisë vaksina direkt nga prodhuesit.

Dy rajonet e saj gjithashtu mund të bëjnë porosi vetëm përmes agjencive të autorizuara.

Nën presionin e publikut, dy rajonet – përndryshe rivale – dhe Qeveria qendrore kanë rënë dakord të enjten për të punuar së bashku dhe për të porositur vaksina direkt nga Pfizer dhe prodhuesit rusë dhe kinezë, tha Tegeltija në një konferencë për media.

“Duke pasur parasysh vonesat në dërgesa, kemi vendosur të fillojmë me këtë sistem të komplikuar të prokurimit”, tha ai.

Bosnja, vend me rreth 3.5 milionë banorë, ka konfirmuar gjithsej mbi 119,000 raste me koronavirus dhe 4,536 viktima.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA