Partizani arrin të fitojë 1-0 derbin e kryeqytetit me Tiranën të zhvilluar në “Elbasan Arena”. Një ndeshje e cila pati grintën dhe rivalitetin që prodhon herë pas here derbi por pa një lojë të nivelit të lartë.
Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës u vesh me ngjyrat e kuqe në një fushë neutrale si Elbasan Arena dhe pa praninë e tifozëve për shkak të masave kundër koronavirusit. Dy ekipet e Tiranës matën forcat për të nxjerrë atë që do ndiqte Vllazninë kryesuese, dhe në fund, 3 pikët shkuan për ekipin e trajnerit Daja.
Seferi kishte shansin ti jepte epërsinë Tiranës por nuk ishte i saktë para portës ndërsa në skajin tjetër Asani dhe Bardhi guxuan drejt portës së Bekaj por pa sukses ndërsa në një aksion, Melo pretendoi për penallti. Në fraksionin e dytë, Bardhi la Partizanin në inferioritet numerik ndërsa pak minuta më vonë, Batha braktisi tapetin e blertë për të njëjtën arsye, kartonin e dytë të verdhë.
Kur pritej që derbi të mbyllej në paqe, Cinari prishi ekuilibrat duke i dhënë eopërsinë Partizanit, ndërsa ofensiva finale e bardhebluve nuk evitoi dot humbjen. Demat e Kuq të dytët bashkë me teutën, 9 pikë pas shkodranëve.
Ndërkohë jashtë stadiumit u regjistruan përplasje mes dy tifozerive. Policia raportoi për dëme materiale në disa lokale dhe makina të parkuara pranë impiantit Elbasan Arena
Top Channel