SHBA/ Mbi 411 mijë të vdekur nga COVID-19 deri tani

20/01/2021 17:24

Numri i personave të vdekur nga COVID-19 në SHBA është rritur në 411.534, ku 4.170 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 182.395, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 24.810.979.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 14,78 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka shkuar në mbi 289,8 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,05 milionë raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 41.380 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 10,59 milionë raste dhe Brazili me mbi 8,57 milionë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA