Mallra kontrabandë/ Arrestohen në Rinas 4 doganierë dhe 5 tregtarë! Sekuestrohen veshje të markave të ndryshme

20/01/2021 23:05

RINAS- 4 doganierë dhe 5 tregtarë janë vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohen për kontrabandë mallrash (veshjesh).

Nga ana e Seksionit për Krimin Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë në bashkëpunim me Drejtorin Hetimore Qendrore në Drejtorin e Përgjithshme të Policisë së

Shtetit, në kuadër te operacionit policor “Rinas Ekspres” u bë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

1- Byordi Kasmi

2- Alkida Lazri

3- Qani Lazri

4- Lonora Legisi

5- Altin Legisi

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan doganierët si më poshtë;

6- Baftjar Kazia me detyrë Shef Sektori në Sektorin Operacional terminal Rinas (përgjegjës turrni).

7- Theodhor Naçi, me punë doganier në aeroportin e Rinasit me detyrën kontroll në skaner pranë kontrollit fizik.

8- Muhamet Liçaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

9- Edlira Saliaj, me detyrën e vëzhguesit si doganier i fizikut.

Tregtarët e sipërpërmendur me numrat respektivë nga 1 në 5, janë kapur sot në flagrancë në rrugën Rinas Kashar me një sasi mallrash konfeksione pasi kishin kaluar regjimin doganor të pikës kufitare Rinas, duke shmangur dhe mosdeklaruar tërësisht detyrimet doganore.

Në cilësinë e provave material shtetasve të dyshuar të arrestuar u janë sekuestruar;

Tre automjete që kanë shërbyer për transportin e këtyre mallrave të dyshuar kontrabandë pas daljes nga dogana

90 pallto të markave të ndryshme

100 xhupa të markave të ndryshme

70 triko (bluza) të markave të ndryshme

60 kostume sportive të markave të ndryshme

30 palë këpucë të markave të ndryshme

50 fustane të markave të ndryshme

20 cope çanta të markave të ndryshme

50 bluza të markave të ndryshme

15 aparate celularë të markave të ndryshme

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale

«Kontrabande me mallra të tjera» Tregtim dhe transportim i mallrave qe janë kontrabande » Fshehjes te ardhurave »,vepra këto të kryera në bashkëpunim të parashikuara nga nenet 174/2 178/2 dhe 180 të Kodit Penal, Ndërsa për punonjësit e doganës për veprat penale të parashikuara nga nenet 175 dhe 248 të K.Penal.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA