Irani, `festë` për largimin e Trump: Biden t’i rikthehet paktit bërthamor

20/01/2021 13:44

Presidenti iranian, Hassan Rohani, i ka bërë thirrje presidentit të zgjedhur amerikan, Joe Biden, që Shtetet e Bashkuara të kthehen në marrëveshjen bërthamore, të nënshkruar nga Teherani me fuqitë botërore, dhe të pezullojë sanksionet e ashpra ndaj Republikës Islamike.

“Topi është në anën e SHBA-së tani. Nëse Uashingtoni kthehet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne do të respektojmë plotësisht përkushtimet tona sipas paktit”, mësohet të ketë thënë Rohani në një takim me kabinetin e tij. Biden ishte zëvëndes president i Shteteve të Bashkuara kur marrëveshja u firmos në vitin 2015.

Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit janë në rritje prej vitit 2018, kur presidenti amerikan, Donald Trump u tërhoq nga ujdia atomike me pretendimin se aty nuk ishin përfshirë të gjitha aspektet e çështjeve bërthamore që shqetësojnë kur vjen fjala tek Irani. Presidenti I republikës islamike po ashtu e përshendeti largimin e Trumpit.

“Epokës së tiranit i ka ardhur fundi dhe sot është dita e fundit e regjimit të tij ogurzi. Karriera politike e presidentit Trump ka përfunduar sdhe politika e tij me ‘presion maksimal’ ndaj Iranit ka dështuar plotësisht”, u shpreh Rohani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA