​Pochettino zbulon një prapaskenë të pa dëgjuar për Leo Messin

20/01/2021 09:35

Mauricio Pochettino ka zbuluar se ai ishte afër për të marrë Lionel Messin nën urdhërat e tij në Espanyol ndërsa qëndroi i heshtur për thashethemet që lidhnin kolegun e tij Argjentinas me Paris Saint-Germain.

Kampionët e Ligue 1 thuhet se janë ndër kandidatët kryesorë për të marrë Messin nëse ai vendos të largohet nga Barcelona në fund të sezonit 2020-21.

Messi ka refuzuar të konfirmojë ose mohojë largimin e tij pas lajmeve mbi të ardhmen e tij gjatë verës së kaluar, ndërsa kandidati për president Joan Laporta shpreson që mardhëniet mes tyre nga roli i tij i mëparshëm në “Camp Nou” do ta ndihmojë atë ta bindë për të zgjatur qëndrimin e tij në klubin me të cilin u bashkua në moshën 13 vjeçare.

“Messi te PSG? Pa koment. Kur isha te Espanyoli ose Southamptoni, ëndrra ime ishte të kisha lojtarët më të mirë në klub dhe Messi ishte afër që të huazohej te Espanyoli”, shpjegoi ish-trajneri i Tottenhamit për “El Larguero”.

“Marrëveshja ishte e avancuar, por ai dha një paraqitje të shkëlqyeshme në para-sezoni në “Trofeo Gamper” dhe ky ishte fundi i kësaj.”

“Ne jemi takuar përgjatë viteve në vende të tilla si Londra ose në Itali. Të dy ndajmë dashurinë për Newell’s, pasi të dy erdhëm përmes akademisë së tyre dhe kjo është lidhja jonë e përbashkët.”, vazhdoi Pochettino.

“Unë me të vërtetë nuk dua të flas për Messin pasi gjithçka bëhet jashtë proporcionit”, tha në fund ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA