Në grahmat e fundit, bankieri përpiqet me sa mundet ti largohet rrezes së armës siç duket nga kamerat e sigurisë. Por, vrasësi dukej një profesionist gjakftohtë I sigurt në realizimin e qëllimit kriminal. Ai zbret nga motori, i vihet nga pas objektivit dhe e qëllon dy herë të tjera në kokë. Ishte e qartë detyra që autorët e krimit kishin marrë: duhej të siguroheshin ti jepnin fund bankierit…

“Mendova se mund ti jap një ndihmë ta ngre, ishte e pamundur se në moment më erdhi një fantazmë e zezë, komplet, me skafandër pastaj pa njëherë nga unë, nuk e di se cfarë konstatuar ai në portretin tim, mund të siha i bardhë, i verdhë, i ngrirë..sisha në gjendje të reagoja fare në atë moment.Mua ma drejtoi armën por..e pa që isha një njeri që smund ti sillja shqetëisme atij” u shpreh Eduard Mazi, mik i Artan Santos.
Në distancë prej 6-7 metrash nga skena e krimit ndodhej punonjësi i policisë rrugore Tonin Qepuri. Detyra e tij ishte mbarëvajtja e qarkullimit në zonë.

“Ai duhet ketë qenë 6-7 metër larg motorit. …sdinte ku vinte dorën, skapte dot motorin, kishte një emocion që ishte..nuk përshkruhet sot, por më në fund mezi ndezi motorin por ndërkohë lëvizja e agresorëve ishte e shpejtë” u shpreh miku i Artan Santos, Eduard Mazi.

“Ngjarja sigurisht që është nga vrasjet tipike mafioze me mesazh, autorët me distancën 500 metër nga banesa deri te hryja e bankës, është zona më e mbrojtur në qytet” u shpreh gazetari Artan Hoxha.
Kamera e sigurisë, ka fiksuar momentin kur drejtuesi i motorit tenton të largohet bashkë me ekzekutorin, por…mjeti fiket. I gjetur disi në vështirësi nga ky incident i papritur, vrasësi i drejton armën policit Tonin Qepuri. Në gjendje shoku, si fshihet pas një peme.

Motori rindizet pas pak castesh. Autorët e krimit largohen me shpejtësi.
“Iku i pashqetësuar fare, shumë i qetë, me hap të lehtë. Kam ndjekur atë kur hypi në motor dhe momentin kur iu fik motori, ishte një person i shkurtër, me këmbë të shkurtra që i kishte kërcyer motorit sipër, dukej shumë i shqetësuar kur iu fik…pastaj ikën të pashqetësuar.. u shpreh Eduart Mazi, mik i Artan Santos.

Polici njoftoi sallën operative dhe u vu në ndjekje të vrasësve. Referuar dëshmisë, ndjekja ka vijuar drejt Librit Universitar, te garda e republikës, drejt digës së liqenit. Te nënkalimi pranë kopshtit zoologjik ka humbur kontaktin viziv. Motori ka vijuar rrugën drejt unazës me destinacion Rinasin e më tej rrethin e Kurbinit. Vrasësit kanë përshkuar një itinerar ku shumë forca policie kanë qenë të planizuara me shërbime rutinë, por, askush nuk ka arritur ti ndalë. Është folur në media se 10 minuta para krimit, I ndjeri I kishte shprehur shqetësim ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Kjo nuk u vërtetua.

Emisionin e plotë

Top Channel