Sipas një informacioni paraprak të dhënë nga organet policore, dyshohet se pas një konflikti të çastit një shtetas nga Tirana ka goditur me sende të forta një të mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:19 të ditës së sotme, në rrugën “Bedri Karapici”. I mitur, 16-vjeçar është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për shoqërimin e dhunuesit, shtetasin K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.01.2021, rreth orës 11:19, në rrugën “Bedri Karapici”, dyshohet se pas një konflikti të çastit shtetasi K.Ç., ka goditur me sende të forta shtetasin e mitur me iniciale M. S., 16 vjeç, i cili u dërgua në spital, për ndihmën mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për shoqerimin e shtetasit K.Ç, dhe sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel