Mësuesja e martuar shkoi me nxënësin në fushë, e kërcënoi ta ‘rrënonte’ nëse i tregonte dikujt (fotot)

19/01/2021 16:04

Një mësuese e martuar kreu marrëdhënie seksuale në fushë me një nxënës të saj dhe më pas e kërcënoi se “do ta rrënonte” nëse i tregonte dikujt, u tha sot në gjyqin e saj në Britani.

35 vjeçarja Kandice Barber, akuzohet se ka kryer marrëdhënie në djalin kur ai ishte nën moshën 16-vjeçare. Ajo akuzohet se kishte këmbyer mesazhe të papërshtatshme me te dhe se i kishte dërguar foto të zhveshura të vetes.

Gjykata e Buckinghamshire dëgjoi të thuhej se Barber kishte marrë numrin e telefonit të djalin nga rrethi i tij shkollor i sporteve, por e kishe maskuar me një pseudonim para se të shkëmbente mesazhe me të.

Prokurori Richard Milne, tha: “Shpejt mesazhet nisën të bëhen seksuale. Ajo i kërkonte të takoheshin jashtë shkolle, në vende private, dhe ai i sugjeroi një fushë që e njihte aty pranë. Kjo ishte rreth orës 5.00 apo 6.00 të mbrëmjes. Ai besonte se dëshironte një vend privat pasi nuk dëshironin të shiheshin së bashku, sepse ishin një nxënës dhe një mësuese.”

“Por ajo e pyeti nëse dëshironte të bënin seks. Ai tha po dhe ata kryen marrëdhënie. Kjo u bë teksa ajo ishte e kthyer me kurriz. Ajo kishte ulur getat e saj dhe kishte ngritur pallton e kuqe”.

Gjykata e Amersham dëgjoi të thuhej se Barber kishte bërë dy herë seks me djalin, i kishte dërguar atij foto të zhveshura të vetes e madje video ku ajo kryente akte seksuale me veten.

Në gjykatë u tha se e akuzuara i kishte dërguar djalit mesazhe teksti gjatë mësimdhënies në klasë, një prej të cilëve thoshte: “Ti nuk më bën dot të skuqem kur jap mësim, ‘poker face’.”

Në një nga mesazhet e Barber ajo e kërcënonte djalin se “do ta rrënonte” nëse i tregonte dikujt për mnarrëdhënien e tyre.

Gjykatësi tha: “Kandice Barber, një grua e rritur, bënte seks me një djalë të moshës 16 vjeçare, por për ligjin nuk ka ndryshim edhe nëse ajo është një grua dhe ai është djalë”.

Bashkeshori i te akuzuares Daniel Barber, tha se ne kohen e tradhtise se supozuar me nxenesin, martesa e tyre po kalonte nje kohe te veshtire.

Djali tashmë pretendon se Barber i tha se kishte mbetur shtatzënë dhe më vonë tha se e kishte humbur fëmijën e shtatzanisë.

Gjykatësi tha: “Ajo i tha atij se ishte shtatzënë, dhe se fëmija mund të ishte i tij ose i burrit të saj. Kjo ndodhi dy javë pasi kishin bërë seks. Disa ditë më vonë ajo, e përlotur i tha djalit se kishte humbur fëmijën.”

Barber mohon akuzat e nxitjes së një minoreni në aktivitet seksual mes shtatorit 2018 e tetorit 2018. Gjyqi vazhdon.

Top Channel