Rama gjatë fjalës së tij ditën e sotme ka deklaruar se qeveria e tij synon që të gjitha shërbimet dhe marrëdhëniet Biznes-Shtet-Konsumator të jetë tërësisht online.
Sipas Ramës kjo është një punë e nisur dhe duhet një mandat tjetër për të në mënyrë që të përfundojë dhe në fund të shikojë përfitimet.
Rama ka shtuar se ky është një model i marrë nga jashtë dhe ka një sistem të tërë ndërtimi dhe paralajmërimesh që krijon marrëdhënie konstruktive.
Rama: Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për të përmbyllur sistemin por për të parë përfitimin prej këtij sistemi. Është diçka që ka filluar. Sistemi është në punë me tre faza. Ka tre marrëdhënie biznes – shtet. Biznes -Biznes dhe marrëdhënia biznes – konsumtaor. Marrëdhënia me shtetin ka filluar. Dhe në vitin e ardhshëm do hyjmë biznes- konsumator. Është shtet në botën virtuale dhe në celular. Në marrëdhënie mes kompjuterash. Gjitha marrëdhënia njerëzore mes konsumatorit dhe biznesit apo shtetit, kalon në plan të dytë. Në plan të parë është ndërveprimi kompjuterik.
Top Channel