Një fëmijë i mitur është aksidentuar ditën e sotme në aksin rrugor Kukës-Nangë.
Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin M. O., 38 vjeç, i cili pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Për fat, i mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Njoftimi i policisë/ Kukës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin M. O., 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Arrestimi i tij u bë pasi, në aksin rrugor Kukës-Nangë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin e mitur V. Sh. dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
I mituri, pasi ka marrë mjekim në spitalin rajonal Kukës, është larguar për në banesë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Top Channel