Ajo është një nga vajzat më simpatike të ekranit, që ka qenë mjaft aktive në televizion që nga fillimet e karrierës së saj. Bëhet fjalë për moderatoren e njohur, Kiara Tito, e cila ditën e sotme feston 25-vjetorin e lindjes.

Për të pritur e festuar këtë përvjetor të rëndësishëm, Kiara mblodhi në një festë gjithë miqtë e saj të ngushtë. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo ka zbuluar se ka organizuar një festë në mesnatë, e cila ka pasur si tematikë “tropikal vibes”.

Në këto ditë mjaft të ftohta, moderatorja e njohur ka dashur që për ditëlindjen e saj të sjellë verën. Nga ana tjetër, Kiara kishte zgjedhur që për ditëlindjen e saj të vishte një fustan të shkurtër me ngjyra e plot shkëlqim, i cili vinte i hapur në pjesën e dekoltesë.

Nga pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet se edhe torta ishte përshtatur me tematikën e ditëlindjes, duke ju afruar stilit tropikal.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA