U akuzua për abuzim seksual/ 16-vjeçari hidhet mbi shinat e trenit, humb jetën tragjikisht bashkë me shokun që tentoi ta shpëtonte Kazakistani bëri të ditur se muajin tjetër do të fillojë vaksinimin masiv kundër koronavirusit.
Gjatë takimit të parë të qeverisë së sapoformuar, ministri i Shëndetësisë Alexey Tsoy njoftoi “vaksinimin masiv” me vaksinën Sputnik V të Rusisë që nga 1 shkurti.
Duke theksuar se vaksinimi do të kryhet në gjashtë faza, Tsoy tha se profesionistët e kujdesit shëndetësor me rrezik të lartë të infeksionit do të vaksinohen, të ndjekur nga zyrtarët e zbatimit të ligjit, qytetarët me sëmundje të zemrës, mushkërive dhe diabetit dhe studentë të universitetit.
Vendi synon të vaksinojë gati 6 milionë njerëz deri në fund të këtij viti, shtoi ai.
Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia COVID-19 ka marrë më shumë se 2,03 milionë jetë në 191 vende dhe rajone.
Top Channel