Një 39-vjeçar është vënë nën pranga nga policia e Beratit, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Në njoftimin e policisë thuhet se shtetasi S. R., 39 vjeç, banues në Berat ka ushtruar dhunë në mënyrë të vazhdueshme dhe ka kërcënuar bashkëjetuesen e tij, shtetasen E.H.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Njoftimi i policisë/Berat
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat kanë arrestuar në flagrancë shtetasin S. R., 39 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases E. H., dhe e ka kërcënuar atë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Top Channel