Dendias: Greqia zmadhohet. Miljet në detin Jon japin 13 mijë kilometra katrore

19/01/2021 20:54

Projektligji për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë që është depozituar para disa ditësh në komisionin e çështjeve të jashtme dhe të mbrojtjes sot është diskutuar nga të gjithë ligjvënësit e partive politike në parlamentin e vendit, ndërsa do të votohet mëngjesin e së mërkurës.

Ai përbëhet nga pesë nene në të cilat shpjegohet zona e detit territorial, zgjerimin e saj deri në 12 milje detare nga vija bregdetare apo vija bazë pas mbylljes së gjireve, parimet dhe rregullat me të cilat do të peshkojnë anijet e BE si dhe dita e hyrjes në fuqi.

Pritet që ky ligj të votohet me mbi 285 vota nga 300 deputetë të parlanentit pasi përveç anëtarëve të Partisë Komuniste greke që do abstenojnë, të gjithë të tjerët kanë deklaruar se do e miratojnë.

Në fjalen e tij të parë ministri i Jashtëm Nikos Dendias ka deklaruar se Greqia zmadhohet për herë të parë prej 1947 me këtë ligj me 10079 km katrorë ose me mbi 13000 km katrorë pas mbylljes së gjireve.

Ndërsa në fjalën e tij të dytë ai i është referuar edhe kryeministrit shqiptar .

Nesër deputetët greke duke hyrë 30 e nga 30 në sallë sipas rregullave të covidit do të votojnë në mënyrë elektronike për projektligjin që zgjeron ujërat e Greqisë në detin Jon nga 6 në 12 milje detare drejt ishujve veriore të Jonit e deri në kepin Tainaro në Pelopone.

Votimi dhe miratimi i tij përbën për Athinën një armë të fuqishme ligjore për të shkuar në ciklin e 61 të bisedimeve teknike me Turqinë që do zhvillohen në Stamboll ditën e premte 25 janar.

Top Channel