Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviq i dërguan një ftesë presidentit Milo Gjukanoviq.

Sipas RTCG, ai u ftua të konsultohet për politikën e jashtme. Kabineti i Abazoviqit njoftoi sot se konsultimet do të mbaheshin më 26 janar për kthimin e ambasadorëve malazezë në zyrë.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi mbrëmë se ambasadorët Miodrag Vlahoviq (Vatikan), Darko Pajoviq (Kinë), Sanja Vlahoviq (Itali), Vera Kuliq (Gjermani) dhe Nebojsha Kaludjeroviq (SHBA) nuk kanë pranuar të rikthehen në atdhe.

Përveç Kalugjeroviqit, ambasadorët u thirrën nga qeveria sepse “i shkaktuan dëm shtetit”. Ambasadori në Serbi, Tarzan Millosheviq, ambasadori në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dusanka Jekniq dhe ambasadori në Bosnje-Hercegovinë, Obrad Miso Stanisiq gjithashtu janë ftuar.

Ministria njoftoi më herët se do të fillonte procedime disiplinore kundër ambasadorëve të tërhequr që nuk erdhën dhe më pas punësimi i tyre mund të ndërpritet.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, refuzoi të nënshkruajë shkarkimin e tyre sepse propozimet nuk u shoqëruan me shpjegime.

Abazoviq tha se konsultimet me Gjukanoviqin mbi politikën e jashtme “janë një tregues i kapacitetit demokratik të qeverisë, si dhe rëndësisë së dialogut, veçanërisht me qëllim që të bashkëjetojnë dhe të zgjidhin çështje për të cilat ka pikëpamje të ndryshme.”

Top Channel