Aksident i rëndë në aksin Shkodër-Bushat/ Makina përplaset me motoçikletën, ndërron jetë drejtuesi

19/01/2021 12:16

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar ditën e sotme në aksin Shkodër-Bushat.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se një automjet ka përplasur një motoçikletë. Si pasojë e këtij aksidenti motoçikleta ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës.

Për shkak të plagëve të marra qytetari që udhëtonte me motoçikletë ka ndërruar jetë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po kryen hetimin për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Shkodër/Informacion paraprak.

Më datë 19.01.2021, rreth orës 12:10, në aksin rrugor Shkodër – Bushat, në fshatin Beltojë, mjeti tip Benz, me drejtues shtetasin H. M. është përplasur me një motorçikletë ku si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorçikletës, shtetasi L. L. 68 vjeç banues në fshatin Ashtë, Shkodër, ka ndërruar jetë.

Veprimet po kryhen me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA