Sipas Eglantinës, Eltoni ka qenë person i dhunshëm edhe në shoqëri dhe është përfshirë në disa konflikte.
“Pas një sherri në lagje, Eltoni u dënua me 3 muaj burg. Më tha mua bëj diçka, fajtori është vëllai jot. Unë shkova në polici dhe gënjeva. Për këtë arsye vëllai im qëndroi 2 vite në burg”.
Eglantina rrëfen se prej dy vitesh nuk shkon në shtëpinë e prindërve.
Ajo thotë se me parë nuk ka pasur dyshime se njerku i vajzës abuzonte seksualisht me vajzën e mitur.
Në një regjistrim të publikuar në emisionin “Shqipëria live”, mes Eglantinës dhe Eltonit, pasi ku i fundit pranoi se kishte abuzuar me vajzën, Eglantina i thotë: “Si nuk e kuptove që nuk isha unë, si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë për 2 vite. Vajza dy brinjë ka. Merr rrobat dhe ik, dua të rrish larg nesh”.
Top Channel