“44 shërbime online të DPSHTRR në e-Albania”/ Rama: Qytetarëve u janë kursyer 87 vite në radhë
19/01/2021 10:33
TIRANË- Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm me anë të një statusi në rrjetet sociale shkruan se sot kemi në portalin “e-Albania” 172% shërbime më shumë se në vitin 2019.
Sipas Ramës, tashmë 44 shërbime të DPSHTRR bëhen përmes E-albania, ku sipas tij është kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompjuterin kudo ndodhen.
“MIRËMËNGJES me disa të dhëna nga lehtësirat për 44 shërbime të #DPSHTRR përmes E-albania, ku ju kemi kursyer 88 vite kohë në radhë e sportele dhe 221,826,000 Lekë qytetarëve thjesht duke përdorur celularin apo kompjuterin kudo ndodhen, ju uroj ditë të mbarë “” shkruan Rama.
Top Channel