“U dërgua me shpenzimet familjare”/ Mjeku i njohur u dërgua në Turqi për kurim nga covid-19, reagon bashkëshortja: Kujtdo lëtyre politike…

18/01/2021 09:42

Mjeku i njohur infeksionist, njëherazi drejtori i spitalit Covid-3, Arjan Harxhi, u infektua me koronavirus dhe prej ditësh kurohet në një spital të specializuar në Turqi.

Së fundmi një reagim lidhur me kurimin e tij në Turqi ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Erjona Shehu e cila shkruan në një postim në rrjetet sociale se është e pavërtetë që Prof. Arjan Harxhi të jetë dërguar në Turqi me fondet e Ministrisë së Shëndetësisë. Sipas saj ai është dërguar për një mjekim më të specializuar me shpenzimet e familjes.

Erjona Shehu më tej shton se këto lajme kanë prapavijë politike dhe se “kushdo lëtyrë politike, që ka dashur të përfitojë nga ky lajm i gënjeshtër i them: Ju kam lënë Zotin!”

Postimi i Erjona Shehut:

Te nderuar miq!

Prej dates 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise.

Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin!

Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA