Tropojë- Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia e Tropojës.
I arrestuari është R. H., 38 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Ky person ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Tropojë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.
Njoftimi i policisë:
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim” mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, pas lokalizimit të vendndodhjes, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
R. H., 38 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tropojë, në datën 14.07.2020, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të datës 07.07.2020, të Gjykatës së Rrethit Tropojë, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim“ mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Më datë 25.05.2020 është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali në fshatin Sopot, ku ndodheshin shtetasit B. Rr. dhe G. Rr. Në përfundim të veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasit R. H. dhe G. K. Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi G. Rr., i cili është kundërpërgjigjur me armë nga brenda lokalit, pas konfliktit për motive të dobëta.
Vijon puna për kapjen e shtetasve G. K. dhe G. Rr.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel