Deputeti Myslim Murrizi në fjalinë e tij në nisjen e sesionit të ri parlamentar ka kundërshtuar miratimin e shpejtë të vaksinës Pfizer, duke theksuar se duhet të merret njëherë informacion se nga vjen e çfarë përmban pastaj të miratohet.
Ai nuk la pa përmendur edhe zgjedhjet e 25 prillit, ku sipas deputetit, ish-ministrat e LSI-së që po ftohen një nga një në partinë socialistë përmes aferave korruptive.
“Miratimi në mënyrë kaq të shpejtë të vaksinës do të thotë që parlamentit i ka ardhur fundi, një parlament i dalë nga një marrëveshje çadre i shëtitur çadër më çadër në këto vite. Gallata e këtyre 4 viteve është estrada e ditëve të fundit, para 4 vitesh pashë një betejë false midis PS dhe LSI. Këto ditët e fundit po shohim një markatë dimri të lezetshme të ish-ministrave të LSI që po ftohen 1 nga 1 në partinë e virgjër pas aferave korruptive. Duke e parë në pragmatizmin tim që prej 30 vitesh kam qenë në politikë por jo këtu por s’kam marrë asnjë lek nga taksapaguesit shqiptarë kam qenë në politikë por s’kam marrë asnjë tender, por beteja false e atyre që kanë qeverisur e atyre që ishin në qeveri. Lefteri ka kohë që ishte me ju, Silvën e ka ftuar Ervini sot. Mes dy tufa hajdutësh që duke parë merkatën e dimrit është në kurriz atë shqiptarëve. Cili nga ministrat nga ortaku i 2017-ës ka mbetur pa ardhur në partinë tuaj të virgjër. 30 vite e njëjta estradë, të njëjtët klounë, dyftyrsha, besoj që edhe deputetë të nderuar të PS-së cilët nuk kanë gisht në asnjë aferë që kanë ardhur me dinjitetin e tyre janë kërcënuar nga lukonia e hajdutëve . Më vjen për të vjellë se çfarë keni thënë për ministrat vetëm e vetëm për të mashtruar shqiptarët. Në 4 vite i keni detyruar shqiptarët të paguajnë 45 mijë euro. 100 mln euro i ka kërkuar Kurrum i ka fituar. Dozë qesharake nga një kompani, një sekret i madh, u bënë sekret për letra higjienike, maska, dorashka sikur cenohej shteti. Kam qenë dakord për rëndësinë e shëndetit shqiptarëve që të miratohet kjo vaksinë. Shqiptarët jo vetëm do të blejnë, veshin mallra sekrete apo ikin në drejtim të paditur në mënyrë sekrete. Shteti është bërë bamirës, ndaj ftoj edhe mazhorancën që çdo deputet ka të drejtë të marrë çdolloj informacioni nga qysh e si vjen kjo vaksinë”, tha Murrizi.
Top Channel