Ngacmimi seksual i 13 vjeçares nga njerku/ Sa vite dënim mund të marrë?

18/01/2021 16:23

Të ftuarit në studion e “Shqipëria live”, ngrenë shqetësimin se pedofilët nuk marrin dënimin e duhur dhe kur lirohen janë sërish të rrezikshëm për shoqërinë.

Sipas avokatit, Edmond Petraj, për persona të  këtyre rasteve penale përcaktohen masa shumë drastike. “Në këtë rast, nëse do të faktohet nga prokuroria, Elidon Xhaferri mund të dënohet 15-20 vite burg“.

Ai thotë se njerku i 13 vjeçares do të marrë dënimin e duhur nëse prokuroria do të dijë ta bëjë si duhet këtë hetim. “Duhet që prokuroria të merret edhe me të ëmën, familjarët,njerkun që ajo e konsideronte baba. Mjekësia ligjore mund ta vërtetojë  nëse jemi apo jo në një rast të tillë.

Petraj dekalroi se si avokat nuk do ta merrte përsipër mbrojtjen e një personi me këtë vepër penale. “Një person që bën veprim të tillë, nuk është normal. Mund të mbyllen edhe në qendra rehabilitimi dhe  mjekimi, por këtë e vendos prokuroria pasi shqyrton ekzaminimet”, thotë ai.

Edlira Çepani, aktiviste thotë se persona me vepra penale të ngacmimit seksual ose përdhunimit nuk duhet të kenë të drejtën e gjykimit të shkurtuar. “Pedofilët nuk duhet të përfitojnë gjykim të shkurtuar, është një nga kërkesat që kemi bërë”.

Bashkimi Europian e përcakton pedofilinë si sëmundje psikike dhe parashikon trajtime mjekësore për këta individë.

Po kërkohet edhe mjekim shtesë, që është e rëndësishme. Duhet marrë seriozisht nga institucionet”, thotë Çepani.

Në të gjitha studimet, pedofili është futur në burg pedofil dhe ka dalë nga burgu pedofil. Jam pro kastrimit kimik. Për shoqërinë shqiptare, jam i bindjes se do të funskiononte kastrimi kimik. Ka raste që janë ripërsëritur ngacmimet edhe nga ta që kanë dalë nga burgu, e kanë përsëritur”, shton aktivistja.

Mamaja e 13 vjeçares, Elentina Xhaferri rrëfeu se e mori vesh që e bija ngacmohej seksualisht nga njerku që e quante baba pas gati tre vitesh.

“Goca thotë që ka që në klasë të 9-të që e ka abuzuar seksualisht. Çdo javë, çdo muaj. Më tregoi se e merrte prej krahu dhe i thoshte mos fol, po fole do të të vras. Dhe kur i thosha bashkëshortit ndonjë gjë, kur e pyesja, më thoshte pse ti do të ma largosh gocën që ajo të mos më thërrasë babi?”, rrëfeu Eglantina në një intervistë për “Shqipëria live”.

Elidon Xhaferri ndodhet nën arrest me burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA