Beauty përgatitet për finalen e madhe.

Pas një rrugëtimi të mrekullueshëm, me shumë sfida, eleminime dhe debate “Beauty“ lë pas edhe gjysmë-finalen. Secili nga konkurentët ka krijuar profilin e tij me fansa dhe dashamirës në mbarë vendin.

Si një nga rubrikat më të preferuara në “E Diell“ duket se Beauty i ka përmbushur pritshmëritë e publikut.

2 nga personazhet më të preferuar në këtë rubrikë janë Anxhi dhe Ermelao. Personazhe të cilët janë partner në program përsa i përket anës profesionale, pasi për atë sentimentale ende nuk mund të themi gjë, edhe pse të dy ata shpesh herë lënë të nënkuptohet diçka.

Pasi kishte siguruar finalen që në puntatën e kaluar, si një vendim i jurisë për ti dhënë imunitet ndaj eliminimit në gjysmë finalen, Anxhi ka deklaruar se nëse Ermelao nuk kalon në finale, atëherë ajo do e braktiste emisionin. Ajo është shprehur se Ermelao është impenjuar më shumë nga të gjithë dhe padiskutim e meriton të arrij në finale.

Në përfurndim, Ermelao arrin të kualifikohet për në finale, duke e mbajtur çiftin e “Beautyt“ të njejtë dhe ende kompakt.
Tashmë mbetet për tu parë se çdo të ndodhi të dielën tjetër, të dielën e finales !

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA