Nga java në javë produksioni i „E Diell“ zgjedh të sjelli momente të veçanta për ti bërë të dielat e shqiptarëve edhe më të bukura.
Gjatë një transmetimi prej afërsisht 7 orësh, moderatorët dinë të shoqërojnë publikun e gjerë në mënyrën më të mirë të mundshme. Por ndonëse mes të qeshurash, emocionesh apo edhe thashethemesh, ka edhe momente të trishta por që në vetvete janë inspiruerse.
Java e dytë e “Just Dance” ka ardhur me emocione të forta. Emocione të cilat kanë pushtuar skenën e “E Diell” duke përlotur që të gjithë, duke filluar që nga konkurentët e madje edhe jurinë e emisionit.
Bëhet fjalë për historinë e Stinit. Djaloshi 20 vjeçar I cili ka vendosur të ndaj copëza nga jeta e tij. Copëza të cilat duhet thënë se janë të veshura me trishtim. Stini ka treguar momentin kur nëna e tij është ndarë nga jeta. Një insert rrëqethës por njëkohësisht inspirues dhe motivues. Një insert i pasuar nga një koreografi e mahnitshme e cila u performua me shumë ndjenjë nga ana e Stinit.
Top Channel