Ndonëse e gjithë vëmendja e epidemiologëve është përqendruar tek virusi Covid-19,ndërkohë kemi hyrë në javën e tretë të janarit, ku çdo vit shënohej piku i virusit të gripit.
Nëndrejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku deklaron se në laboratorin e këtij instituti nuk është izoluar ende asnjë rast me grip.
“Themi që shyqyr të paktën na lë pak frymë për t’u marrë me Covid-in, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të mos fillojë shumë shpejt. Ne nuk kemi të izoluar, që do të thotë jo që nuk qarkullon por nuk kemi një mbingarkesë të shërbimeve shëndetësore”.
Virusi i gripit përhapet njëlloj si virusi i covid-19 dhe prek rrugët respiratore. Por nga ana tjetër masat mbrojtëse që po aplikohen kundër Covid, kryesisht maska, ndihmon për të mos u infektuar edhe nga virusi i gripit.
“Ka edhe shumë studime që thonë dy infeksione nuk mund të mbijetojnë njëkohësisht me njëri tjetrin, ndoshta është më shumë dominant dhe si të thuash ka dominuar infeksionet e gripit. Por të gjitha këto janë aludime”.
Ndërkohë kur kanë kaluar një javë që nga nisja e vaksinimit të bluzave të bardha, në të dy spitalet Covid janë vaksinuar mbi 400 mjekë dhe infermierë. Këtë javë pritet të mbërrijë sasia e prej 10 mijë e 700 dozash të vaksinës Pfizer nga 500 mijë që janë porositur.
Top Channel