Këtë herë në rubrikën e fëmijëve të ëmbël të “E Diell” shfaqet Albi Nako.

Koreografi I mirënjohur pas një rikthimi të bujshëm në Top Channel zgjedh të bëhet pjesë e “Dream Team”. Ndonëse ndër vite Albi ka krijuar figurën e një njeriu shpesh herë kritikues, ngacmues dhe mjaft të rreptë, kësaj rradhe i ka suprizuar të gjithë duke nxjerë një anë mjaft të veçantë të tijën.

Menjëherë pasi moderatorja Alesia Bami ka ftuar në skenë dy kapitenët e skuadrave, përkatësisht Graciano në skuadrën e baletit dhe Albi në atë të këngës, ka shpërthyer një gaz të qeshurash. Të qeshura të cilat ishin të pamundura të kontrolloheshin qoftë nga Albi, qoftë nga Graciano. Fatmirësisht ndërhyrja me mjaftë elegancë e të voglës Skyla ka qetësuar të dy personazhet duke e rikthyer edhe një herë emisionin në normalitet.

Por batutat dhe të qeshurat nuk kanë ndaluar. Albi ka ditur mjaft mirë të bëhet një me fëmijët. Historitë e tij me Gracianon dhe ngjarjet e ndodhura gjatë jetës të sjella aq bukur nga ana e tij e kanë bërë edhe më të bukur rubrikën e fëmijëve, të cilët duket se po kalojnë një kohë të paharrueshmë në skenën e “E Diell” .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA