Ky aksident i frikshëm ndodhi pak ditë më parë, fare pranë kryeministrisë, dhe në rrugën para Ambasadës italiane.
Makina BMV e drejtuar nga Stiverjan Dashi hyri në kryqëzim me semafor të kuq dhe me një shpejtësi prej 150 kilometra në orë. Makina me targë 009 YV e llojit BMW me motor të madh dhe shumë të fuqishëm ishte në pronësi të një ndërmarrje fasonerie në Kamzës.
Për këtë aksident policia e tiranës nuk kishte asnjë njoftim edhe pse ai ishte shumë i rëndë dhe ndodhi në një zonë me shumë lëvizje këmbësorësh. Ndërkohë mësohet se shoferi, një i ri i apasionuar pas makinave të shpejta ka marrë vetëm një dënim administrativ për ngjarjen e cila mund të kishte shkaktuar edhe viktima por fatmirësisht dy kalimtarë që po kalonin rrugën në vijat e bardha ishin vetëm një metër larg rrezes së lëvizjes së makinave të përfshira në aksident.
Fatmirësisht nga ky aksident shpëtoi edhe drejtuesi i automjetit Skoda i cili po kalonte në kryqëzim me shpejtësinë e duhur dhe konform rregullave të qarkullimit.
Top Channel