Meteorologjia: Priten reshje intensive shiu/ Kreu i KESH: Po marrim masat. Transparencë për opinionin publik

17/01/2021 20:25

Pas temperaturave të ulëta dhe ditëve të ftohta në vend pritet rikthimi i reshjeve të shiut.

KESH njofton se reshjet e shiut do të rikthehen gjatë fundjavës së ardhshme ku për datat 22-26 janar priten reshje intensive në vend.

Në njoftim bëhet me dije, se prurjet në Hec-et e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës priten të rriten ndjeshëm, por autoritetet po ndërmarrin masat e nevojshme për të parandaluar shkarkimet e mëdha të prurjeve natyrore.

Gjithashtu  thuhet se për shkak të menaxhimit dhe monitorimit të situatës, shkarkimet nuk do kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.

Postimi

🟢 PO NDODH
👉Raportet meteorologjike parashikojnë se për periudhën 22-26 Janar 2021 priten rreshje intensive shiu, në të tre basenet e kaskadës së lumit Drin dhe për pasojë prurjet në Hec Fierzë, Koman dhe Vau Dejës priten të rriten ndjeshëm.
👉Sekretariti Teknik i Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave vijon punën në marrjen e masave paraprake për ti paraprirë situatës që pritet të vijë në ditët në vijim.
👉Për këtë arsye, shkarkimet e kontrolluara në Hec Vau Dejës u rritën nga 300 m3/s në 700 m3/s me synim parandalimin e shkarkimeve të medha në momentet e pikut të prurjeve natyrore.
👉Shkarkimet do të menaxhohen me kujdes duke ndjekur në dinamikë zhvillimet meteorologjike. Bazuar në informacionin aktual të prurjeve, shkarkimet nuk do të kenë ndikim në zonën e nën-Shkodrës.
👉KESH, do të vijojë bashkëpunimin me autoritetet përgjegjëse dhe do të mbajë të informuar në mënyrë transparente opinionin publik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA