Presidenti i “Federatës Shqiptare të Fubollit” Armand Duka dhe Presidenti i “Federatës të Fubollit të Kosovës” Agim Ademi ishin të ftuarit e autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e djeshme në Shiko Kush LUAN.
Pas premtimeve “funny” dhe të vërteta që dhanë për futbollin shqiptar për këtë vit, loja ndaj e Presidentëve të Kombëtareve ishte të zgjidhnin nga lojaterët e Kombëtareve që do mund të ishin pjese e formacionit të një skuadre të vetme, të Shqipërisë së Madhe.
Presidentet vendosën që z.Duka të zgjidhte lojtarë nga Kombëtarja e Kosovës, ndërsa z.Ademi nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Sipas z.Duka ishin këta lojtarë: Rrahmani, Hadërgjonaj, Shala, Celina, Rashica dhe Muriqi.
Ndërsa z.Ademi bëri këto zgjedhje: Kumbulla, Ismajli, Roshi, Uzuni dhe Cikalleshi.
Mirëpo pati dhe një debat të lehtë, pasi z.Duka i tha z.Ademit kështu:
“Je skandal fare, lë jashtë Gjimshitin që është futbollisti më i mirë shqiptar në Europë?!”, ndërsa z.Agimi ia kthehu kështu:
“Është fakt për Gjimshitin, por unë e lashë jashtë pasi zgjodha repartet, por ju i zgjodhët të tjerë. Se të zgjidhja për më të mirë, do zgjidhja të tjerë dhe duhet të bëjmë formacionin ndaj.”
Top Channel